Lidhje

Afganistan: Abdullah mund të tërhiqet nga balotazhi


Burime të afërta pranë kandidatit presidencial Abdullah Abdullah thonë se ai mund të tërhiqet nga raundi i balotazhit, ku ai kandidon përballë Presidentit Hamid Karzai, pasi është i shqetësuar për besueshmërinë e votimeve.

Lajmet citojnë zyrtarët që thonë se zoti Abdullah do të tërheqet nga balotazhi, nëse kërkesat e tij nuk plotësohet brenda ditës së sotme.

Zoti Abdullah është ankuar për besueshmërinë e zgjedhjeve dhe ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të komisionit të zgjedheve në Afgansitan, Azizullah Lodin. Zoti Karzai nuk e ka pranuar kërkesën.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se një bojkot i zotit Abdullah nuk do të mund të kompromentonte legjitimitetin e zgjedhjeve.

Duke folur në Emiratet e Bashkuara Arabe sot, zonja Klinton tha se situata të tilla nuk janë të pazakonta, duke nënvizuar se ato ndodhin dhe në Shtetet e Bashkuara.

Balotazhi i 7 nëntorit ishte rezultat i hetimeve të një grup vëzhgues të OKB-së, i cili zbuloi parregullsi në shkallë të gjërë në votimet e 20 gushtit në Afganistan.//mm//


XS
SM
MD
LG