Lidhje

Maqedoni: Sinjale kompromisi për ndryshimin e emrit


Çështja e emrit të Maqedonisë mund të gjejë një zgjidhje në përputhje me kërkesat e Shkupit dhe Athinës e veçanërisht të komunitetit ndërkombëtar, ndërkohë që autoritetet maqedonase kanë dhënë shenja se janë të gatshme të bëjnë ndryshime të emrit kushtetues të vendit.

Por ende nuk ka një konsensus se në ç'mënyrë Shkupi do të pranojë një propozim për ndryshimin e emrit: nëse kjo do të realizohet përmes një referendumi, ashtu siç këmbëngul kryeministri Nikolla Gruevski apo pa të.

Nga ana tjetër, presidenti Gjorgje Ivanov është shprehur së fundmi se çështja e emrit mund të mos ketë nevojë për referendum. Bashkimi Demokatik për Integrim vlerëson se duhet një zgjidhje urgjente e problemit. BDI por dhe opozita maqedonase parapëlqejnë të mblidhen faktorët kryesorë politik në vend për të disutuar mbi këtë çështje.

Partia Demokratike Shqiptare e opozitës thotë se edhe nëse ka referendum shqiptarët nuk duhet të marrin pjesë në të. Diplomatë perëndimorë kanë porositur që të mos mbahet një referendum për çështjen e emrit se janë autoritetet dhe faktorët kompetentë politik e shtetëror në Shkup që mund të vendosin vetë për këtë; por edhe nëse organizohet referendumi, qeveria të krijojë një frymë pozitive, kanë sugjeruar zyrtarët në Bruksel. //mm//

XS
SM
MD
LG