Lidhje

Grand Titon dhe historia e tij

  • America's Parks

Grand Titon dhe historia e tij

Grand Titon dhe historia e tij

I ndodhur në veriperëndim të Uajoming, Parku Kombëtar Grand Titon ka një pejsazh mahnitës, me male magjepsëse dhe faunë të jashtëzakonëshme. Vargmali Titon ngrihet i thepisur mbi luginat glaciale që strehojnë liqene të kthjellët të paprekur dhe Lumin Sneik. Grand Titons tërheqin rreth katër milionë vizitorë në vit.

Këto male pa rrëza ngrihen vertikalisht nga lugina mahnitëse që quhet “Gropa Xhekson”.Pak më shumë se 15 kilometra në jug të Jelloustonit ndodhet maja më dramatike e Maleve Shkëmbore... Grand Titon.

Në fillim të shekullit të 19-të, gjuetarët e gëzofit i rrihnin këto shtigje për kunadhe. Ishin këta gjuetarë që i vunë emra këtyre maleve.Duke ardhur nga perëndimi, atyre u zuri fillimisht syri tri maja të thepisura. Një francez, më i mësuari në grup, i quajti ato‘de trua titon’ ...

Në vitin 1929, Grand Titons, siç njihen tani, u shpallën park kombëtar. Vizitorët e sotëm ndjekin gjurmët e atyre gjuetarëve. Kjo Mekë malore me shpate të thepisura, brenda dhe përreth parkut, tërheq alpinistët e rinj dhe ata me përvojë. Alpinistë nga e gjithë bota vinë këtu për t’iu ngjitur këtyre majave. Pothuaje çdo ditë vere, rreth dhjetë prej tyre arrijnë majën e Grand Titonit që ngrihet rreth 4200 metra mbi nivelin e detit.

Një tjetër aktivitet popullor është lundrimi në Lumin Sneik. Meqë ai fryhet kur shkrin dëbora, kolonët e parë e quajtën atë “Med Rivër”, Lumi i Çmendur.Megjithëse që nga gryka e deri në derdhje lumi duket i qetë, kjo vijë lundruese nuk është për fillestarët.Pothuajse nga çdo pikë e parkut, Grand Titons janë të dukshëm, impozantë, magjepsës dhe natyrisht grandiozë.

Këto parqe na mbajnë në kontakt me njeri tjetrin.Populli i Shteteve të Bashkuara është i lidhur për mes tyre në një formë të veçantë.Këto parqe janë të përjetshme.

XS
SM
MD
LG