Lidhje

Serbi: 500 të arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë


Policia serbe ka arrestuar më shumë se 500 veta në të gjithë vendin gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikantëve të drogës ku morën pjesë rreth dy mijë policë.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se operacioni ishte i pari i këtij lloji. Ai tha se policia kishte bastisur më shumë se 600 biznese dhe shtëpia private dhe kishte konfiskuar sasi të mëdha armësh dhe municioni, makina të vjedhura, para fallso dhe sasi të mëdha drogash të ndryshme.

Ministri Daçiç tha se operacioni kishte ndërprerë një rrjet trafiku që shpërndante drogën në shkolla, bare dhe vende të tjera duke tërhequr të rinjtë. //bsa//

XS
SM
MD
LG