Lidhje

Palestinezët: SHBA po minon përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme


Udhëheqësit palestinezë akuzojnë Shtetet e Bashkuara se po minojnë përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme, pasi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton lavdëroi Izraelin për kufizimin e ndërtimit të vendbanimeve të reja në përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes.

Zonja Klinton tha se Izraeli ka ofruar kufizimin e ndërtimeve në përgjigje të shqetësimeve palestineze. Si zonja Klinton edhe kryeministri Benjamin Netanyahu thanë se palestinezët nuk kanë kërkuar asnjëherë në të kaluarën ndaljen e vendbanimeve si kusht për rifillimin e bisedimeve.

Duke folur për radion izraelite kryenegociatori palestinez Saeb Erekat ritheksoi se nuk do të ketë kthim në bisedime derisa Izraeli të ndalë aktivitetet në vendbanime.

Zonja Klinton u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abas dje në Abu Dabi dhe më pas me zotin Netanjahu në Jeruzalem.

Ajo u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të rifillojnë bisedimet e paqes menjëherë dhe pa kushte. //mm//

XS
SM
MD
LG