Lidhje

Sekretari i Jashtëm britanik, Milliband, viziton Moskën


Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband dhe homologu i tij rus thanë se qeveritë e tyre mund të gjejnë pika bashkëpunimi, megjithë mosmarrëveshjet.

Zoti Miliband foli sot në Moskë pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Vizita e tij, e para e një Ministri të Jashtëm britanik në pesë vjet, përkon me tre vjetorin e vdekjes në Londër të ish agjentit të KGB-së, kritik i Kremlinit, Alexander Litvinenko.

Policia britanike thotë se Litvinenko u helmua me lëndë radioaktive dhe i dyshuari kryesor është ish spiuni i KGB-së Andrei Lugovoi. Lugovoi që jeton në Rusi i mohon akuzat dhe shërben tani në parlamentin rus. Rusia thotë se kushtetuta ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj. Ministri Lavrov ritheksoi sot qëndrimin e Moskës për këtë çështje.//lk

XS
SM
MD
LG