Lidhje

Çekia nënshkruan traktatin e Lisbonës



Presidenti çek Vaclav Klaus nënshkroi traktatin për reforminin e Bashkimit Evropian, duke u bërë udhëheqësi i fundit evropian që mbështet dokumentin historik.

Firma e zotit Klaus, që njoftoi për nënshkrimin sot, është hapi i fundit në ratifikimin e traktatit.

Gjykata Kushtetuese e Republikës çeke kishte deklaruar disa orë më parë se traktati ishte në përputhje me kushtetutën e vendit, duke eliminuar kështu pengesën e fundit për ratifikimin e dokumentit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian që u takuan javën e kaluar në Bruksel ranë dakord të pranojnë kushtet çeke për nënshkrimin e traktatit të reformave.

Presidenti Çek kishte kërkuar një përjashtim nga karta e të drejtave e traktatit për të mbrojtur Republikën Çeke nga pretendimet për pronat të gjermanëve entikë të përzënë nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore. //rd//


XS
SM
MD
LG