Lidhje

Shpallet në kërkim sipërmarrësi Taçi


Në Tiranë policia njoftoi sot arrestimin e dy prej agresorëve të botuesit të së përditshmes Tema, Mero Baze si dhe shpalljen në kërkim të sipërmarrësit Rezar Taçi, pronar i kompanisë së naftës Armo. Për ngjarjen kanë reaguar me forcë autoritetet më të lartë shtetërore dhe politike, ambasada amerikane në Tiranë, organizata të të drejtave të njeriut si dhe shoqata e gazetarëve.

Në një deklaratë të tijën të shpërndarë sot pasdite sipërmarrësi Rezar Taçi ka mohuar të ketë patur konflikt fizik dhe të ketë ushtruar dhunë ndaj botuesit të gazetës Tema Mero Baze. Sipas tij këto janë akuza që synojnë të përbaltin personalitetin e tij dhe pjesë e një strategjie për tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që ai zotëron. Në deklaraten e tij zoti Taci eviton çdo koment mbi dinamikën e ngjarjes që çoi në ushtrimin e dhunës ndaj gazetarit Baze, prej njerëzve që ishin në shoqërinë e tij. Zoti Taçi përfundon deklaratën e tij duke u shprehur i gatshëm të përballet në çdo kohë me drejtësinë për ato që i cilëson akuza të ulta dhe shpifje. Bashkëpunëtorët e tij i thanë Zërit të Amerikës se gjatë ditës së sotme ai ka qenë në Tiranë duke ndjekur aktivitetet e shoqërisë së tij, në një kohë që policia ka deklaruar se ka shpallur kërkimin ndaj tij.

XS
SM
MD
LG