Lidhje

Rënia e  Murit të Berlinit, qytetarët nga të dy anët e qytetit kujtojnë


Ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës. Në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit u hap dhe pastaj u shemb së bashku me sistemin komunist të Gjermanisë Lindore, e madje, pas tyre mori fund edhe Lufta e Ftohtë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej atëhere, por ngjarjet e 20 vjetëve më parë janë ende të freskëta në mendjen mjaft e njerëzve.

Berlini i sotëm është një qytet plot gjallëri, ku banojnë rreth 3.4 milionë njerëz. Ai është qendra e qeverisë gjermane dhe zemra eEvropës. Qyteti filloi transformimin 20 vjet më parë, pas kryengritjes paqësore popullore që ariti kulmin më 9 nëntor.Berlinezët nga lindja dhe perëndimi u mblodhën tek muri që i kishte ndarë ata për afro tri dekada. Elfi dhe Juergen Bachman, të dy nga Berlini Lindor, e mbajnë mënd mirë këtë ngjarje.

Elfi Bachman: "Ende e mbaj mend atë natë. Ne ishim në shtëpi. Vajza erdhi sëbashku me të dashurin dhe ne po shikonim televizionin dhe aty dëgjuam lajmin”.

Lajmi ishte një njoftim i menjëhershëm, i papritur, se pikat kufitare të kalimit do të hapeshin menjëherë.

Juergen Bachman: "Ne morëm menjëherë pasaportat dhe u nisëm drejt një pike kalimi këtu pranë urës. Një zyrtar shpërndau formularët që duheshin plotësuar për të kaluar kufirin dhe askush nuk kishte gjë për të shkruar, por një grua e moshuar erdhi dhe na dha lapsa. Dhe kjo ishte e gjitha. Ne u lejuam të kalonim në anën tjetër të murit, ku na përshëndetën berlinezët e perëndimit”.

Ishte një kohë ndryshimesh të mëdha. Jochen Staat ishte një nga berlinezët e perëndimit, i cili shkoi atë natë tek muri në lagjen e tij Kreuzberg.

"Atë natë shkova me biçikletë tek Muri dhe pashë gjithë ata njerëz që po vinin nga lindja. Të gjithë po pinim dhe po argëtoheshim. Njerëzit vinin nga të gjitha anët në Kreuzberg dhe shkonin në pabe.Ditët e para ishin euforike”.

Njerëzit ishin të gëzuar. Për vite me radhë Muri kishte qendruar mes tyre me pamjen e tij të zymtë dhe të ashpër. Ai kishte ndarë qytetin, kishte ndarë gjithë vendin dhe ishte bërë simboli i Luftës së Ftohtë. People were giddy with joy. But for years this Wall had stood -- gray, bleak and solid.

Për disa dekada Muri kishte qënë burim tensionesh mes Lindjes dhe Perëndimit, që kur qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore e ndërtoi atë në gusht të vitit 1961. Por ndryshimet po afronin, lëvizjet reformiste dhe revolucionet paqësore hodhën rrënjë në bllokun sovjetik dhe në Moskë erdhi në pushtet një udhëheqës reformator, Mihail Gorbaçovi. Në vitin 1989 protestat paqësore u përhapën.

Juergen Bachman: "Ne u mmblodhëm në kisha, me demonstruam në sheshin kryesor, Alexanderplatz. Ekzistonte parandjenja se diçka po afronte”.

Elfi Bachman: "Ishte një lloj ndjenje sensacioni.Kishe idenë se gjërat nuk mund të qendronin siç ishin, diçka duhet të ndryshonte, por se në çfarë mënyre, askush nuk mund ta imagjinonte”.

Ndryshimet po vinin. Njerëzit po largoheshin për në perëndim nga Hungaria dhe Çekosllovakia. Por Elfi Bachman thotë se nuk ishin vetëm gjermano-lindorët që donin të shkonin në perëndim.

Elfi Bachman: "Synimi nuk ishte vetëm perëndimi.Synimi ishte për një formë lirie, për të vendosur për vete, për të kaluar rrugën dhe për të vizituar dikë në anën tjetër të Murit. Për të qënë i lirë të bëje ato që nuk ishe lejuar të bëje”.


Askush nuk mund ta mendonte se sa shpejt dhe sa shumë do të ndryshonte situata. Papritur Muri ra deh brenda vitit, Gjermania u ribashkua dhe Berlini filloi të transformohej. Por njerëzit ende vinë për të parë plagët e vjetra. Ky baba ka prurë këtu dy djemtë e tij.

"Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ata duhet të dinë se çfarë ishte Lufta e Ftohtë, konfrontimet, frika, brutaliteti i kohës, kështu ata do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”.

Berlini është bërë një nga kryeqytetet më moderne dhe më të avancuara të Evropës. Ende ka plagët e tij të vjetra që hera herës i përmend me një humor elegant, por pa i harruar aspak. //iç//

XS
SM
MD
LG