Lidhje

Parashikime për rritjen e ekonomisë së euro-zonës vitin e ardhshëm


Sipas një raporti të ri, porositë për prodhimet e fabrikave u rritën në shtator, ndërsa një raport tjetër parashikon se ekonomia e euro-zonës, ku bëjnë pjesë 16 vende do të rritet vitin e ardhshëm.

Departamenti amerikan i tregëtisë tha sot se porositë e reja të prodhimit u rritën 0.9 për qind në shtator në krahasim me gushtin, ndërsa parashikimet ishin për një rritje prej 0.8 për qind. Ky raport është i fundit në valën e disa njoftimeve të tilla sipas së cilave prodhimi po rritet në Shtetet e Bashkuara.

Po sot, Komisioni Evropian tha se parashikon që 16 vendet e euro-zonës të shënojnë një rritje prej 0.7 për qind vitin e ardhshëm, një përmirësim në krahasim me parashikimin prej 0.1 për qind.

Por komisioni paralajmëroi se papunësia në këtë zonë pritet të mbetet e lartë ndërsa kompanitë vazhdojnë të mbyllin vende pune.

XS
SM
MD
LG