Lidhje

SHBA: Republikanët fitojnë zgjedhjet për guvernator në dy shtete


Kandidatët republikanë kanë fituar zgjedhjet në dy shtete kyçe për guvernator gjatë votimeve të djeshme në disa shtete amerikane, zgjedhje të cilat janë cilësuar si referendum ndaj administratës së presidentit Barak Obama dhe politikave të tij.

Çështjet mbarë shtetërore dominuan fushatat si në Virxhinia ashtu edhe në Nju Xhersi por analistët politik thonë se vota në dy shtetet lindore lën të kuptosh për ndryshimin e preferencave të votuesve në mbështetje të kandidatëve republikanë.

Kjo do të kthente mbrapa prirjen e krijuar vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe len të kuptosh se Partia Demokrate do të ketë probleme në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm që zhvillohen në të gjitha shtetet për Kongresin Amerikan.

Votuesit e pavarur ishin kyç për fitoren e republikanit Bob McDonnel në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias. Ai fitoi me një diferencë të madhe ndaj kundështarit demokrat Kreig Dids duke u bërë guvernatori i parë republikan i Virxhinias në tetë vjet. Vitin e kaluar i njejti bllok votuesish të pavarur mbështetën fuqishëm kanidatin Barak Obama për president.

Nju Xhersi, një bazë e fuqishme demokrate, guvernatori demokrat që rikandidoi Xhon Kornize, duket se është mundur nga republikani Kris Kristi, i cili ruajti një avantazh të vogël por të qendrueshëm edhe pas numërimit të më shumë se gjysmës së votave. Kris Kristi do të bëhet guvernatori i parë republikan në Nju Xhersi në 12 vjet. //kh//

XS
SM
MD
LG