Lidhje

Policia iraniane përplaset me protestuesit e opozitës


Policia iraniane u përlesh me demonstruesit e opozitës që rinisën protestat kundër qeverisë në 30 vjetorin e marrjes së pengjeve në ambasadën amerikane në Teheran.

Dëshmitarët thonë se policia lëshoi gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra vetët që dolën nëpër rrugët e Teheranit sot për protestat që kishin mbështetjen e kandidatit të mundur presidencial Mir Hosein Musavi.

Demonstruesit thirrën “vdekje diktatorit” ndërsa rigjallëruan protestat që filluan në qershor kundër rizgjedhjes së debatueshme të Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Protesta ndodhi në të njëjtën kohë kur mijëra vetë merrnin pjesë në një tubim anti-amerikan para ambasadës së mbyllur amerikane në Teheran.

Demonstratat bëhen 30 vjet pasi studentë iranianë hynë në ambasadë dhe mbajtën peng 52 amerikanë për 444 ditë.

Presidenti amerikan Barak Obama e shënoi këtë ngjarje duke i bërë thirrje Iranit të zgjedhë nëse do të vazhdojë të përqendrohet tek e kaluara apo do t’i hapë dyert për mundësi më të mëdha për popullin e vet.//kk//

XS
SM
MD
LG