Lidhje

Itali: Gjykata dënon 23 ish operativë të zbulimit amerikan


Një gjykatë italiane dënoi 23 ish operativë të zbulimit amerikan me deri në tetë vjet burg për rrëmbimin në vitin 2003 të një kleriku egjyptian në Milano.

Duke cituar imunitetin diplomatik, gjykatësi i Milanos Oscar Magi liroi nga akuzat tre ish agjentë të tjerë të CIAs dhe ish kreun e shërbimit të zbulimit ushtarak italian.

Të gjithë amerikanët u gjykuan në mungesë dhe u dënuan nën akuza për rrëmbimin e të dyshuarit terrorist Osama Moustafa Nasr. Prokurorët thanë se Nasr u çua në Egjypt ku u torturua disa herë në një qeli në afërsi të Kajros. Ai u lirua katër vjetë më vonë pa iu ngritur akuza.

Qeveria italiane e cila nuk kërkoi ekstradimin e amerikanëve, mohoi të ketë patur ndonjë rol.

Autoritetet italiane kërkuan të mbyllnin çështjen për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare. CIA nuk ka pranuar të komentojë. //ii

XS
SM
MD
LG