Lidhje

Vëllai i Obamës shkruan roman, akuzon të atin si abuziv


Një vëlla nga babai i Presidentit Barak Obama ka shkruar një roman mbështetur pjesërisht tek babai i tyre, për të cilin ai thotë se ishte abuziv.

Mark Okoth Ndesandjo foli sot në një konferencë për shtyp në Guangzhou të Kinës pranë qytetit Shenzhen, ku ai banon.

Ndesandjo thotë se romani i tij “Nga Nairobi në Shenzhen” është letërsi artistike por pasqyron shumë nga përvojat e tij duke u rritur në Kenia.

Ai thotë se i ati, Barak Obama i vjetri e rrihte si atë, ashtu edhe nënën e tij që ishte gruaja e tretë e të atit të Presidentit Obama.

Presidenti Obama pothuajse nuk e njihte të atin, që u nda nga nëna e tij An Danham kur zoti Obama ishte foshnje.

Ndesandjo thotë se ka në plan ta takojë vëllain e tij të famshëm kur Presidenti amerikan të vizitojë Kinën për herë të parë gjatë këtij muaji. //ii

XS
SM
MD
LG