Lidhje

Sllovenia përshpejton hapat drejt heqjes së vizave


Sllovenia tha se një propozim për të afruar datën e heqjes së vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë është hartuar për të lejuar qytetarët të udhëtojnë lirisht gjatë sezonit të Krishlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ministria e Jashme sllovene lëshoi sot një deklaratë, një ditë pasi zyrtarët sllovenë bënë thirrje për heqjen e kufizimeve më 9 dhjetor dhe jo në 1 janar të 2010 siç ishte propozuar nga Komisioni Evropian. Zyrtarët njoftuan planin në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian dje.

Propozimi do të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian dhe do të miratohet ndoshta para fundit të këtij muaji.

Në se projekt-ligji miratohet kjo do të shpejtonte zgjerimin e të ashtuquajturës zona Shengen, zonë ku nuk kërkohen viza apo pasaporta për të kaluar kufijtë nga toka, deti apo ajri. //ad//

XS
SM
MD
LG