Lidhje

OKB-ja zhvendos 600 pjesëtarë të personelit pas sulmit në Afganistan


Kombet e Bashkuara thonë se do të transferojë më shumë se gjysmën e 1,100 anëtarëve të personelit ndërkombëtar në Afganistan, pas një sulmi vdekjeprurës të talebanëve ndaj një godine të punonjësve të OKB-së.

Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan Kai Eide thotë se zyrtarët kanë filluar procesin e zhvendosjes së të paktën 600 anëtarëve të personelit në zona më të sigurta brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Eide thotë se Kombet e Bashkuara nuk po flasin për mundësinë e tërheqjes nga Afganistani. Ai thotë se OKB-ja po përpiqet të garantojë sigurinë e punonjësve të saj, duke vazhduar njëkohësisht operacionet në vend.

Javën e kaluar, talebanë të armatosur vranë pesë punonjës të OKB-së gjatë një sulmi ndaj një godine banimi ndërkombëtare në Kabul. //ad//

XS
SM
MD
LG