Lidhje

Punonjësit amerikanë rrisin rendimentin


Sipas një raporti të publikuar sot nga Departamenti amerikan i Punës, punonjësit amerikanë e rritën rendimentin e punës në muajt korrik, gusht dhe shtator, ndërsa kompanitë shkurtuan vende pune, për të pakësuar koston.

Në raport thuhet se në tremujorin e kaluar, i treti për këtë vit, rendimenti i punës arriti në 9,5 për qind në vit. Ndërsa punëdhënësit përpiqen të pakësojnë kostot, ata kanë prirjen të shkurtojnë punëtorët e tyre më me pak eksperiencë dhe të mos përdorin makineritë më të vjetra dhe më pak produktive. Kjo shton sasinë e punës në orë të kryer nga punjësit që mbeten në punë dhe pakëson koston se prodhimit. Në një tjetër raport të qeverisë thuhet se ritmi i shkurtimit të vendeve të punës po ngadalësohet, ndërsa javën e kaluar 20 mijë më pak punonjës dorëzuan dokumentet e kompensimeve të papunësisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 520 mijë vetë.

Ritmi i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është tashmë më i larti në 26 vjet dhe ekonomistët e përfshirë në një anketim të agjencive së lajmeve parashikojnë se do të rritet paksa dhe do të ketë arritur në 9,9 për qind, kur ekspertët e qeverisë të njoftojnë nesër të dhënat më të fundit për gjendjen e ekonomisë.

XS
SM
MD
LG