Lidhje

Një major vret 13 vetë, plagos 31 në bazën ushtarake të Teksasit


Personeli ushtarak dhe civil në Fort Hud të Teksasit po mban sot zi në kujtim të viktimave të njërës prej vrasjeve masive më të rënda në një bazë ushtarake amerikane.

Autoritetet thonë se 13 vetë vdiqën dhe 31 të tjerë u plagosën kur një psikiatër i ushtrisë hapi zjarr me dy armë zjarri në një godinë kur ushtarët po përgatiteshin për t'u dislokuar në vende të tjera.

Ushtari i identifikuar si Major Nidal Malik Hasan kishte lindur në Virxhinia. Njoftimet fillestare bënin të ditur se Hasani u vra në një këmbim zjarri me oficerë të policisë usharake dhe civile, por gjatë një konferencë për shtyp mbrëmë, Leitnant Gjenerali Bob Kone, komandant i bazës tha se Hasan nuk ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Zoti Kone tha se motivet e vrasjeve janë ende të paqarta, por një ish koleg tha se Hasan ishte kundër luftrave në Irak dhe Afganinstan dhe shpresonte që Presidenti Obama do t'i tërhiqte trupat amerikane nga këto vende.//kk//

XS
SM
MD
LG