Lidhje

Policia afgane: Dy ushtarët e zhdukur  amerikanë mund të jenë mbytur në lumë


Policia afgane tha se njoftohet që dy ushtarë të NATO-s që janë zhdukur në Afganistan janë amerikane dhe ata mendohet se janë mbytur në një lumë në provincën perëndimore të Badgisit.

Zëvendësshefi i policisë së provincës tha se të dy ushtarët u zhdukën të mërkurën, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin disa kuti me furnizime që ranë në ujë, pasi ishin hedhur nga ajri. Forcat nën udhëheqjen e NATO-s në Afganistan thanë më parë se dy ushtarët u zhdukën të mërkurën, ndërsa ndodheshin në një mision zbulimi rutinë, por nuk e identifikuan kombësinë e tyre.

Një zëdhënës i NATO-s tha se trupat po kryenin një kërkim masiv dhe një operacion shpëtimi për të gjetur vendndodhjen e ushtarëve të zhdukur. Në një deklaratë të veçantë, NATO thoshte se dy ushtarë amerikanë u vranë dje në një sulm me bombë anës rrugës në Afganistanin jugor. //mm//

XS
SM
MD
LG