Lidhje

Spanjë: Mbahet në Barcelonë një konferencë për mjedisin


Zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës po marrin pjesë në ditën e fundit të konferencës për mjedisin në Barcelonë të Spanjës. Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një plan të ri për ambientin.

Delegatët janë takuar në qytetin bregdetar për një javë për të përpiluar një plan i cili do të mundësonte që më shumë se 190 vende të nënshkruanin një marrëveshje në muajin e ardhshëm në Kopenhagë.

Por një zyrtar i OKB-s tha sot se mund të duhet edhe një vit për të përpiluar një dokument i cili do të mund të zbatohej në aspektin ligjor. Ai tha se negociatorët do të takohen në kryeqytetin danez për të rënë dakord për një plan për marrëveshjen e cila do finalizohet në 2010.

Marrëveshja e tanishme për mjedisin Protokolli i Kiotos, skadon në vitin 2012. //mm//


XS
SM
MD
LG