Lidhje

Ministri i jashtëm i Kosovës zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni


Ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ishte sot për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka mbajtur bisedime me zyrtarët e lartë për arritjen e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë të mallrave, mbrojtjen e investimeve si dhe për bashkëpunim në fusha të tjera. Po ashtu është biseduar mbi nevojën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore që lidhin dy vendet. Ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Maqedonisë njoftuan se hapja e ambasadave në Shkup dhe Prishtinë do të bëhet brenda 2 apo 3 muajsh.

XS
SM
MD
LG