Lidhje

Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO-ja


Autoritetet në Afganistan njoftojnë se një nga një sulm ajror i NATO-s janë vrarë gabimisht 7 pjestarë të forcës afgane të sigurisë në pjesën perëndimore të vendit.

Në një deklaratë të Ministrisë afgane të Mbrojtjes thuhet se 4 ushtarë dhe 3 policë afganë u vranë nga sulmi i djeshëm në provincën Badghis. Disa ushtarë të tjerë u plagosën.

Po sot, autoritetet ndërkombëtare e ato afgane thanë se po kryejnë hetime rreth një incidenti nga i cili dje po në atë zonë u vranë e u plagosën mbi 25 ushtarë të huaj dhe afganë.

Në një deklaratë të NATO-s thuhet se hetuesit po përpiqen të sqarojnë nëse një pjesë e viktimave ishte rezultat i mbulimit nga afër nga ajri që po u bëhej forcave afgane.

Një zëdhënës afgan i tha Zërit të Amerikës se nuk është e qartë nëse incidenti i djeshëm ishte gabim, por gjithsesi sulme të tilla, shtoi ai, nuk do të shkurajojnë kurrë partneritetin e Afganistanit me forcat ndërkombëtare. //mm//

XS
SM
MD
LG