Lidhje

Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1


Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko thotë se nuk ka ndonjë arsye për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vendin e saj rreth pandemisë së gripit nga i cili kanë vdekur së paku 135 njerëz dhe janë infektuar mijëra të tjerë.

Zonja Timoshenko u tha gazetarëve sot se masat emergjente të sigurisë duke përfshirë edhe karantinën, janë vendosur tashmë në shumë rajone të vendit. Ajo i bëri këto komente në përgjigje të kritikëve, që thonë se qeveria nuk është e përgatitur të përballojë një shpërthimi të gripit të derrit H1N1.

Përfaqësuesi i presidentit në parlamentin e Ukrainës, Ilhor Popov, tha dje se në se qeveria dështon për të marrë masa, atëherë do të duhej të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. Një masë e tillë do të vononte zgjedhjet presidenciale të planifikuara për tu mbajtur në janar të 2010 dhe do të zgjaste mandantin e zoti Jushçenko në pushtet.

Anketat e fundit të oponionit tregojnë se presidenti Jushçenko gëzon mbështetje më të vogël se sa zonja Timoshenko dhe ish kryeministriti, Viktor Janukoviç. //mm//

XS
SM
MD
LG