Lidhje

Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit amerikan


Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit amerikan
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit amerikan

Lumi Misisipi, kufiri tradicional mes lindjes dhe perëndimit amerikan, ka luajtur një rol të madh në evolucionin kulturor të Amerikës. Përgjatë brigjeve të tij janë ndërtuar qytete të mëdha, ferma pjellore dhe monumente historike. Në serialin "Parqet kombëtare të Amerikës" ju sjellim pamje nga Lumi Misisipi.

Këtu sipas traditës fillon perëndimi amerikan, me lumin më të madh të kontinentit, Mississippi.Ai kalon përmes vendit dhe përshkon një gjatësi prej rreth katër mijë kilometrash nga Liqeni i vogël Itasca në shtetin veriperëndimor Minnesota e deri në Gjirin e Meksikës.

Shpirti i pjesës jugore të Mississipit gjendet në New Orleans, veçanërisht në 100 blloqet e qytetit të vjetër që shtrihen nga ndërtesat në buzë të lumit që kufizojnë Sheshin Jackson deri në kuartierin francez të qytetit. Dikur kulturat franceze, spanjolle, kreole dhe afrikane i gjeje sëbashku, pikërisht këtu në kuartierin francez.

Plantacioni Nottoway në Kështjellën e Bardhë, pranë Baton Rouge në Louisiana ruan dominacionin si plantacioni më i madh i jugut. Vetëm shtëpia më e madhe atje ka 64 dhoma. Pasuritë e vëna nga kultivimi i pambukut dhe kallamit të sheqerit, si dhe stili luksoz i jetesës së pronarëve të plantacionit, natyrisht që e kishte themelin në punën e skllevërve. Por ai themel u shemb gjatë luftës civile që e ndau vendin mëdysh.

Shumë kohë para se Shtetet e Bashkuara të blenin tokën e Mississippi-t nga francezët përmes transaksionit historik “Blerja e Louisiana-s” në 1803, ky lumë njihej si linjë jetësore transporti në rajonet kontinentale të Amerikës. Prandaj këtu në Vicksburg në vitin 1863 u zhvillua beteja që i siguroi veriut kontrollin eMississippi-t.

Rreth 100 kilometra në jug të Vicksburg-ut është Natchez, qytet që i shpëtoi pothuajse i padëmtuar Luftës Civile. Prandaj ky qytet ruan numrin më të madh në jugun amerikan të shtëpive grandioze të periudhës antebellum, shumica e të cilave datojnë në periudhën kur kjo zonë ishte qendra e pasurisë së Dixie-it.

Sot kanë mbetur vetëm dy anije që lundrojnë në këtë lumë: Delta Queen dhe Mississippi Queen, Mbretëresha Delta dhe Mbretëresha Mississipi. Por që nga mesi i shekullit të 19-të deri në Depresionin e Madh, anije luksoze si këto ishin të shumta në këtë lumë, duke transportuar udhëtarë nga më të ndryshmit, bukuroshe jogore, mbretër të pambukut, kumarxhinj të armatosur, baronë të sheqerit dhe tregtarë gjithfarë kinkalerish.

Në fakt, këto ujra duket se gjithmonë kanë ushqyer një farë legjende humane. Ndoshta sepse zhvendosja e bankinave dhe kanaleve, vërshimi i ujrave dhe rrymat e fuqishme janë sfida të vazhdueshme ndaj inteligjencës njerëzore dhe një kujtesë e vazhdueshme se fjalën e fundit këtu e ka vetëm një burim, Lumi i Vjetër.

XS
SM
MD
LG