Lidhje

Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit


Udhëheqësit financiarë nga grupi i 20 vendeve më të industrializuara dhe ato në zhvillim thanë se kushtet ekonomikë dhe financiare janë përmirësuar gjatë mujave të fundit, megjithatë rimëkëmbja nuk është kudo e njëjtë dhe ende varet nga mbështetja zyrtare.

Duke folur në takimin e nivelit të lartë në Shën Andrews të Skocisë, sekretari amerikan i thesarit, Timothy Geithner dhe homologu i tij britanik, Alistair Darling, paralajmëruan që stimujve qeveritarë të mos u jepet fund shumë shpejt.

Ministra dhe guvernatorë të bankave qëndrore të mbledhur në Shën Andrujs të Skocisë, për takimin e nivelit të lartë të G-20-tës, thanë se papunësia e lartë është një shqetësim i madh.

Në një deklaratë të përbashkët sot, zyrtarët u zotuan të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike deri sa një gjë e tillë të sigurohet.

Udhëheqësit financiarë të G-20-tës ranë gjithashtu dakord të luftojnë kërcënimin e ndryshimeve klimatike dhe të punojnë drejt asaj që ata e cilësuan si “një rezultat ambicioz” në konferencën e muajit të ardhshëm mbi klimën në Kopenhagë. //mm//

XS
SM
MD
LG