Lidhje

Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura


Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se rënia e Murit të Berlinit ishte një ngjarje pozitive pasi bashkoi Gjermaninë dhe së fundi edhe të gjithë Evropën, por ai tha se jo të gjitha shpresat që lindën me atë rast janë realizuar.

Zoti Medvedev i tha revistës gjermane Der Spiegel se disa nga shpresat e tij dhe të njerëzve në Rusi që kishin atëherë u realizuan dhe disa nuk u realizuan. Ai shprehu keqardhje që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës nuk kanë qenë gjithmonë të përkyera.

Presidenti rus i bëri komentet e tij gjatë një interviste në prag të 10 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Bashkë me udhëheqësit e tjerë botërorë, ai për të marrë pjesë në festimet zyrtare me rastin e përvjetorin në Gjermani.

Muri i Berlinit u ndërtua në 1961 dhe sherbeu si një simbol i ndarjes mes Evropës Perëndimore dhe bllokut komunist të Evropës Lindore. Ai u rrëzua më 9 nëntor të vitit 1989. //mm//


XS
SM
MD
LG