Lidhje

Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar


Zyrtarët pakistanezë thonë se një person me bombë vrau sot 13 vetë në një treg plot njerëz. Mes viktimave ishte një kryebashkiak që kishte formuar një njësi milicie për të luftuar Talebanin.

Shpërthimi ndodhi në periferi të qytetit veriperëndimor Peshawar kur njerëzit po blinin bagëti me rastin e një feste myslimane.

Zyrtarët thonë se kryebashkiaku i fshatit Matni, Abdul Malik, i cili u vra në shpërthim, ishte dikur mbështetës i Talibanit por vitet e fundit kishte ndryshuar krah duke ndihmuar qeverinë. Ai u kishte mbijetuar disa atentateve në të kaluarën.

Po sot në Islamabad, policia tha se forcat e saj vranë një person, që kishte lidhur në trup eksplozivë dhe po vraponte drejt një postblloku të policisë, duke thirrur, Zoti është i madh.
Po sot, ushtria tha se 20 kryengritës u vranë në Vaziristanin jugor gjatë ofensivës së Pakistanit për të shfarrosur talebanët. //mm//


XS
SM
MD
LG