Lidhje

SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan


Shefi i shtamadhorisë së Shteteve të Bashkuara tha se duhet të shtohet numri i trupave në Afganistan.

Gjenerali George Casey tha sot gjatë një interviste me rrjetin amerikan televiziv NBC se do të duhen trupa shtesë për të ndaluar suksesin e talibanëve dhe duhen stërvitur forcat afgane të sigurimit.

Ai nuk tha se sa trupa të tjera duhet të dërgohen në luftë.

Presidenti amerikan, Barak Obama ka javë të tëra që po përpiqet të vendos nëse duhet të dislokoj 40 mijë trupa të tjerë në Afganistan ashtu siç ka kërkaur Generali Stanley Mc. Chrystal, komandant i frocave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan.

Shefi i ushtrisë britanike, Jock Stirrup tha sot se Londra është tepër e zhgnjyer me vonesen e Washingtonit.

Ai i tha radios BBC se strategjia e tanishme kërkon forca të tjera. Pa këtë shtim, tha ai, Londrës i duhet të mendoj mirë. Ai nuk dha hollësi të tjera. (ze)

XS
SM
MD
LG