Lidhje

Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral


Parlamenti i Irakut miratoi një ligj elektoral që pritej prej kohësh dhe që është i domosdoshëm për zgjedhjet kombëtare të planifikuara për në janar.

Ligji u miratua sot nga 141 prej 195 deputetëve të Irakut. Deputetët zgjidhën një mosmarrëveshje lidhur me mënyrën se si do të mmbahen zgjedhjet në qytetin e pasur me naftë Kirkuk në veri të vendit, qytet me popullsi etnikisht të përzier.

Gjatë sesionit parlamentar, ambasadori amerikan në Irak, Kristofer Hill shkonte sa nga njëri fraksion tek tjetri për t’i bindur ata të arrinin marrëveshje.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barak Obama e mirëpriti miratimin e ligjit, të cilin e quajti një gur të rëndësishëm kilometrik drejt arritjes së një paqeje të qendrueshme në Irak.

Ai tha gjithashtu se ligji do t’i hapë rrugën një tërheqjeje të rregullt të trupave luftarake amerikane nga Iraku para shtatorit të vitit 2010.

Zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të Irakut janë një provë e rëndësishme tani që ky vend po merr më shumë përgjegjësi për sigurinë e tij në prag të tërheqjes së trupave amerikane. //ii

XS
SM
MD
LG