Lidhje

20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit


Gjermania po shënon 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që solli ribashkimin e vendit dhe një moment historik për përmbysjen e komunizmit në gjithë Evropën Lindore.Krerë evropianë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë filluan të mbërrijnë në Berlin dje në mbrëmje për të marrë pjesë në festime përkrah kancelares gjermane Angela Merkel për festimet. Mes pjesëmarrësve janë ish-presidenti sovjetik Mikail Gorbaçov, ish-presidenti Les Valesa, kryeministri britanik Gordon Braun dhe presidentët e Francës dhe Rusisë, Nikola Sarkozi dhe Dmitri Medvedev.Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe një numër ish diplomatësh ishin mes zyrtarëve amerikanë të pranishëm.Kufiri i fortifikuar i Gjermanisë Lindore komuniste u shemb në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, pas javësh me protesta pro-demokracisë. Mijëra gjermano-lindorë u derdhën përtej postblloqeve për në perëndim, ndërsa rojat e Gjermanisë Lindore hapën papritur kufirin.

XS
SM
MD
LG