Lidhje

Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun


Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Washington me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Zoti Netanjahu ndodhet në Washington për të folur në një forum të Federatës Hebraike të Amerikës Veriore.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se të dy udhëheqësit do të bisedojnë sonte, por nuk do të japin bashkarisht një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Administrata e zotit Obama është përpjekur për muaj me radhë për ta nxitur zotin Netanjahu dhe Presidentin palestinez Mahmud Abas, që t’i rigjallërojnë bisedimet e paqes.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit u tensionuan pasi zoti Netanjahu e hodhi poshtë kërkesën e zotit Obama për ndalimin e ndërtimit të kolonive hebraike në Bregun Perëndimor.

Zoti Obama e anuloi fjalimin që kishte në plan ta mbante në takimin e udhëheqësve hebraikë të Amerikës Veriore të martën, ngaqë do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor në Teksas për viktimat e sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar në bazën ushtarake në Fort Hood. //kk//

XS
SM
MD
LG