Lidhje

Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm


Zyrtarët indonezianë thanë se dy persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën sot në mëngjes, pasi një tërmet i fuqishëm në det goditi pranë ishullit Sumbawa. Zyrtarët thonë se tërmeti dëmtoi shtëpi, shkolla dhe xhami. Zyra gjeologjike amerikane tha se epiqendra e tërmetit me fuqi 6,7 ballë, që goditi dje rreth orës 3:42 të mëngjesit sipas orës lokale, ishte 15 kilometra në veri dhe veriperëndim të Rabës. Tërmeti goditi në një thellësi prej rreth 18 kilometrash. Në një tjetër fatkeqësi natyrore, nga një rrëshqitje e dheut në Palopo, u vranë 8 persoan dhe 5 figurojnë të zhdukur. //kk//


XS
SM
MD
LG