Lidhje

Ekzekutim për snajperin që terrorizoi Uashingtonin


Në shtetin e Virxhinias u ekzekutua me vdekje personi që organizoi një sërë vrasjesh në zonën metropolitane të Uashingtonit shtatë vjet më parë.

Xhon Allen Muhamed u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës për vrasjen e një burri në një stacion benzine, rreth 50 kilometra larg Uashingtonit.

Guvernatori i Virxhinias, Timothi Kejn nuk ia fali atij jetën duke i hapur rrugën ekzekutimit të tij.

Avokatët e Muhamedit i kishin kërkuar guvernatorit t’i falte atij jetën dhe dënimi të kthehej në burgim të përjetshëm, duke argumentuar se klienti i tyre është i sëmurë psikik.

Muhamedi dhe bashkëpunëtori i tij, Li Bojd Malvo, vranë 10 vetë gjatë një masakre që zgjati tre javë në Virxhinia, Uashington dhe Meriland në vitin 2002.

Vrasjet e tronditën thellë zonën e Uashingtonit, pasi viktimat ishin njerëz që në momentin e ekzekutimit ndodheshin jashtë shtëpisë për të kryer punët e përditëshme. //ad//

XS
SM
MD
LG