Lidhje

Uashingtoni, thirrje Phenianit të mos shkallëzojë tensionet në Detin e Verdhë


Uashingtoni i bëri thirrje Koresë së Veriut të mos shkallëzojë tensionet në Detin e Verdhë pas një shkëmbimi zjarri mes forcave detare të Veriut dhe të Jugut.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se Uashingtoni shpreson që Pheniani nuk do të ndërmarrë veprime të mëtejshme që mund të shihen si një shkallëzim.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se një prej anijeve të saj luftarake qëlloi në shenjë paralajmërimi kundër një anijeje të Koresë së Veriut që sipas saj kaloi kufirin detar në afërsi të brigjeve perëndimore në Detin e Verdhë.

Koreja e Veriut thotë se anija e patrullimit ishte në një mision për të konfirmuar një objekt të paidentifikuar në anën e saj të kufirit. //ad//

XS
SM
MD
LG