Lidhje

Serbia deklaron shpërthimin e një epidemie të gripit H1N1


Ministria e Shëndetësisë në Serbi deklaroi shpërthimin e një epidemie të gripit H1N1, në përpjekje për të parandaluar shtimin e numrit të të infektuarve nga ky virus në vend.

Shpallja e situatës emergjente nënkupton se zyrtarët mund të ndalojnë grumbullimet publike, të mbyllin shkollat dhe të ndalojnë vizitat në spitale.

Kjo masë përfshin gjithashtu hapa për vaksinim në masë të punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe grupeve të tjera më të rrezikuara.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në Serbi ka 258 raste të konfirmuara të gripit H1N1. Shtatë vetë kanë gjetur vdekjen deri tani nga ky virus në Serbi dhe njoftimet e medias lokale bëjnë të ditur se mbi 350 persona të tjerë janë shtruar në spital. //ii

XS
SM
MD
LG