Lidhje

OSBE kritikon Kosovën për çështjen e kthimeve


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se qeveria e Kosovës nuk po përmbush mandatin e saj për të ndihmuar personat e shpërngulur që kthehen në vend.

Në një raport të bërë publik sot, OSBE-ja thotë se vetëm një numër i vogël masash janë ndërmarrë nga shumica shqiptare në Kosovë, që nga miratimi i planit të vitit 2007 për integrim.

Plani i punës i OSBE-së synon të ndihmojë përfaqësues të pakicës serbe, që u larguan nga Kosova kur u shpall pavarësia në vitin 2008, të rivendosen në Kosovë.

Dokumenti i OSBE-së nënvizon se është vërejtur mungesë ndihme nga ana e qeverisë së Prishtinës për persona të përkatësisë etnike jo-shqiptare që kanë probleme me strehimin, shkollimin, kujdesin shëndetësor dhe punësim.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë komente publike në përgjigje të raportit. //ii

XS
SM
MD
LG