Lidhje

Presidenti Obama niset për në Azi



Presidenti amerikan Barak Obama u nis sot për turneun e tij të parë në Azi, ku do të diskutojë strategjinë e rritjes ekonomike që ajo të jetë sa e balancuar aq edhe gjithpërfshirëse.

Turneu 9-ditor i zotit Obama fillon në Tokio dhe përfshin edhe Singaporin, ku ai do të marrë pjesë në takimin e 21 ekonomive të Azi Paqësorit.

Pastaj Presidenti do të shkojë në Kinë, ku do të qëndrojë në Shangai dhe në Pekin. Në përfundim të vizitës, ai do të shkojë në Seul.

Zoti Obama tha para se te nisej, se do të flasë me zyrtarët kinezë lidhur rivlerësimin e monedhës së tyre, Juanit.

Ai tha se ka gjithashtu në plan t’i kërkojë Pekinit të lejojnë më tepër mallra amerikane në tregjet e tyre dhe t’i nxisë konsumatorët kinezë të shpenzojnë më tepër.

Presidenti Obama tha se me udhëheqësit kinezë do të bisedojë edhe për ndryshimet klimatike dhe për çështjen e të drejtave të njeriut. //rd//


XS
SM
MD
LG