Lidhje

PE rekomandon liberalizimin e vizave për tre vende të Ballkanit



Parlamenti Evropian votoi për të rekomanduar që të hiqen vizat për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, duke filluar nga muaji i ardhëshëm.

Një zëdhënës i BE-së tha në Bruksel se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të votojnë për rekomandimin më 30 nëntor.

Vendimi i sotëm parashikon që data të ndryshojë nga 1 janar 2010 në 19 dhjetor 2009, kur fillon udhëtimi pa viza i qytetarëve nga të tre vendet ballkanike me rastin e festave.

Nëse votohet në favor të heqjes së vizave, siç pritet, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtonin pa viza në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Bashkimi Evropian tha gjithashtu se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përshpejtojnë reformat politike para se qytetarët e tyre të udhëtojnë pa viza.

Ai u bëri gjithashtu thirrje ministrave të Jashtëm të hapin bisedime me Kosovën për heqjen e vizave edhe për këtë vend.//rd//

XS
SM
MD
LG