Lidhje

Rusi:Të paktën 2 të vdekur nga shpërthimi i një depoje municioni


Një zjarr në një depo ushtarake në periferi të qytetit rus Ulianovsk, në qendrë të rajonit të Vollgës, ka shkaktuar një sërë shpërthimesh, si pasojë e të cilave kanë vdekur 2 njerëz.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi zëdhënësin e Ministrit të Mbrojtjes Alexei Kuznetsov ditën e sotme, që tha se dy viktimat ishin zjarrëfikës ushtarakë nga njësitë e ndërhyrjes për shuarjen e flakëve.

Interfax tha se 43 njerëz u shpëtuan nga vendi i shpërthimit. Kjo agjenci citon zyrtarët e emergjencës qëë thanë se njerëzit u shpëtuan nga një bunker që ishte pranë depos së armëve mbasi flakët e zjarrit u vendosën pjesërisht nën kontroll. Njoftimet e para bën të ditur për 35 njerëz të zhdukur mbas shpërthimit.

Shpërthimet që nisën mbasdite vazhduan dhe gjatë natës.

Zyrtarët thanë se zjarri nisi teksa municioni ishte duke u shkatërruar në një depo rreth 900 kilometra në juglindje të Moskës.//mm//

XS
SM
MD
LG