Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami u takua sot në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gejts. Një ndër temat kryesore ishte kontributi i Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar në Afganistan. Zoti i Imami është ministri i parë i mbrojtjes i qeverisë së re Berisha që viziton Pentagonin dhe ky ishte një takim për të vlerësuar pjesmarrjen e Shqipërisë me trupa dhe me nisma të tjera, si anëtare e NATO-s, në Afganistan. Aktualisht, Shqipëria ka dy kompani në Afganistan.