Lidhje

Ekspertët analizojnë rrezikun taleban dhe strategjinë e luftës


Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë thotë se presidenti amerikan Barak Obama po i kërkon ekipit të tij të sigurisë kombëtare që të rishikojë alternativat për strategjinë amerikane në Afganistan. Zyrtari thotë se Presidenti do që të dijë si dhe kur trupat amerikane mund t’ia dorëzojnë përgjegjësinë për sigurinë qeverisë në Kabul. Zyrtarët e administratës thonë se zoti Obama do t’ia bëjë të qartë Presidentit afgan Hamid Karzai se angazhimi amerikan në Afganistan nuk është pa fund. Disa analistë në Uashington thonë se çdo lloj strategjie në Afganistan duhet të marrë parasysh perceptimin e ndryshëm të rrezikut nga Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani.

Në Afganistan njerëzit janë të ndarë lidhur me propozimin për rritjen e numrit të trupave në vendin e tyre.

Dhe disa ekspertë thonë se para se të angazhohet për më shumë trupa, Presidenti Obama duhet të shqyrtojë perceptimet e ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe Pakistan lidhur me kërcënimin në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara, thonë ata, e shohin kthimin e sunduesve talebanë në Kabul si rrezik, por Pakistani mendon ndryshe.

Kjo, shprehen ata, shpjegon motivet e përziera të Pakistanit dhe përgjigjet e paplota në përgjigjen kundër terroristëve.

“Udhëheqja e Pakistanit e përcakton kërcënimin ndryshe nga ne. Nga përvoja ime, kur flet me shumë udhëheqës pakistanezë, ata shohin Indinë si kërcënim për Afganistanin”.

George Perkovich është një ekspert për Afganistanin në Fondacionin Carnegie për Paqe. Ai i referohej një shqetësimi të përmendur shpesh nga Pakistani, sipas së cilit kur Shtetet e Bashkuara të largohen nga Afganistani, India do të përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj në atë vend duke dhënë ndihmë masive për zhvillim dhe duke hapur më shumë konsullata pranë kurfirit mes Pakistanit dhe Afganistanit. India e mohon një gjë të tillë.

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të qetësojnë frikën e Pakistanit por pa sukses, për shkak të politikës së brendshme të Pakistanit, thotë Steven Bidëll në qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Është e vështirë të imagjinosh një situatë në të cilën ndonjëri nga aktorët në sistemin thellësisht të përçarë politik të Pakistanit, të vendosë se interesi i vet është që të jetë në krah të parapëlqimeve amerikane, dhejë të kundërshtarëve politikë që do t’i shfrytëzojnë për një gjë të tillë, duke pasur parasysh ndihmat amerikane në dispozicion”.

Edhe ushtria pakistaneze po luan një lojë pritëse, thotë Gilles Dorronsoro në Fondin Carnegie për Paqe. Për këtë arsye shton ai në Vaziristan, ushtria pakistaneze po merr masa shtypëse në jug por nuk po godet talebanët afganë në Veri.

“Sepse tani për tani ushtria pakistaneze mendon se amerikanët po pësojnë humbje në Afganistan dhe do të largohen pas disa vjetësh dhe ata mund të vënë Talebanët përsëri në kontroll në Kabulit”.

Ushtria pakistaneze filloi muajin e kaluar një ofensive masive kundër ekstremistëve pakistanezë në Vaziristanin Jugor. Kjo krijon një mundësi për forcat amerikane në Afganistan, thotë Peter Bergen i Fondacionit për Amerikën e Re.

Bergen është në favor të më shumë trupave të më shumë trupave amerikane në Afganistan, sepse ai thotë se një kthim i sundimit Taleban në vend, duhet të frenohet me çdo kusht. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të harrojnë se pse shkuan në Afganistan.

“Aty është bërë çdo lëvizja madhore kryengritëse në botën myslimane dhe nëse e lejojmë të kthehet në një lloj shteti Taleban, apo edhe gjysmë shteti Taleban, çdo lëvizje kryengritëse myslimane do të kthehet të stërvitet në Afganistan”.

Ekspertët janë dakord se një Afganistan i qëndrueshëm është domosdoshmëri për një Pakistan të qëndrueshëm. Ata thonë se al-Kaida në Pakistan po pret që kryengritja talebane të ketë sukses që të mund të ketë qasje në arsenalin bërthamor të Pakistanit, frika më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. //ad//

XS
SM
MD
LG