Lidhje

Presidenti Obama zotohet të marrë së shpejti vendim për trupat në Afganistan


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se do të marrë së shpejti një vendim lidhur me numrin e trupave shtesë që do të dërgohen në Afganistan. Ai shton se çdo vonesë në marrjen e këtij vendimi ishte rezultat i përkushtimit të tij për të arritur në përfundimin e duhur.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Japonisë Yukio Hatoyama, zoti Obama hodhi poshtë kritikat e fundit se administrata e tij e ka zvarritur marrjen e vendimit. Presidenti Obama tha se politika amerikane ndaj Afganistanit duhet të shërbejë për mbrojtjen e Amerikës nga rrjetet terroriste, por shtoi se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Afganistan nuk do të jetë pa një afat kohor.

Presidenti Obama dhe kryeministri Hatoyama u zotuan të rishikojnë aleancën mes vendeve të tyre pas bisedimeve sot në zyrën e udhëheqësit të ri japonez.

Kryeministri japonez Hatoyama u tha gazetarëve se ai dhe zoti Obama do të bashkëpunojnë për një gamë çështjesh të vështira, përfshirë ngrohjen globale, mospërhapjen e armëve bërthamore dhe Afganistanin. //ad//

XS
SM
MD
LG