Lidhje

Sllovenia dhe Rusia nënshkruajnë një marrëveshje për gazin natyror


Sllovenia nënshkroi një marrëveshje për të marrë pjesë në një projekt madhor që do të furnizonte Evropën me gaz natyror të Rusisë.

Projekti Rrjedha Jugore është naftësjellësi i dytë i Rusisë që synon të mbajë pozicionin e saj si furnizuesja kryesore me gaz në Evropë.

Pjesa sllovene do të ndërtohet nga furnizuesi slloven i gazit Geoplin Plinovodi dhe Gazpromi rus. Bashkimi Evropian po mbështet projektin për naftësjellësin rival Nabuko që anashkalon Rusinë. Të dy projektet janë në plan të inagurohen në vitin 2015.

Dyshimet për besueshmërinë e Rusisë u rishfaqën në janar kur Moska ndërpreu furnizimet në Evropë për shkak të një mosmarrëveshjeje me Ukrainën.//mm//

XS
SM
MD
LG