Lidhje

Kosova zhvillon nesër zgjedhjet e para mbas shpalljes së pavarësisë


Në Kosovë, sot është heshtje zgjedhore para votimeve të nesërme për pushtetin lokal, të parat që nga shpallja e pavarësisë së shtetit të ri. Autoritetet vendase e ndërkombëtare po bëjnë thirrje për shmangie të çdo veprimi të dhunshëm që mund të dëmtojë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e vendit. Ata i kanë cilësuar këto zgjedhje si sprovë e rëndësishme për shtetin e ri dhe synimet e tij për integrimet euroatlantike.

XS
SM
MD
LG