Lidhje

SHBA: Konferencë për ndërgjegjësimin mbi trafikun e qenieve njerëzore


Sipas vlerësimeve të Departamentit të Shtetit çdo vit rreth 800 mijë njerëz bien viktima të trafikurt njerëzor. Në Shtetet e Bashkuara kjo shirëf është 100 mijë. Këto shifra janë alarmante për organizatorët e Konferencës mbi Trafikun Njerëzor të organizuar me nismën e Universitetit të Dejtonit në Ohajo. Konferenca synon të risë ndëgjegjësimin për këtë fenomen, ndërkohë që FBI i ka shtuar përpjekjet për kapjen dhe dënimin e trafikantëve.

Kur Teresa Flores, ishte në moshën e adoleshencës në Detroit, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë atë natë fatkeqe kurnjë shok klase e çoi me makinë në shtëpi. Ajo kujton:

“Më hodhi drogë në koka kola dhe më pas më përdhunoi. Unë isha e virgjër. Gjithshka ishte një tmerr”.

Përdhunuesi mori fotografi nga vendi i krimit që më pas t’i përdorte për shantazh për ta detyruar Teresën në prostitucion. Për dy vjet ajo u bë viktime trafiku njerëzor.

“Bëhesh si skllav ndonëse të mungojnë prangat fizike. Disa njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë, pasi aspekti fizik i skllavërisës është i padukshëm”. - rrëfen ajo

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Dejtonit, është bashkëorganizatore e konferencës për Trafikun Njerëzor. Një nga synimet e saj është të ngrejë ndërgjegjësimin për këtë problem të neglizhuar, thotë zoti Mark Ensalko, i programit për të drejtat e njeriut, pranë Universitetit të Dejtonit.

“Trafiku i seksit është mjaft i përhapur në botë, dhe po ashtë është edhe trafiku i krahut të punës, të cilit i kushtohet më pak vëmendje”. - thotë ai

Duke bashkuar agjencitë sociale dhe zyrtarët e rendi, organizatorët e konferencës shpresojnë ta luftojnë ketë fenomen duke tërhequr vëmendje për të dhe duke gjetur rrugët për të ndihmuar viktimat.

Një prej pjesëmarrësve në takim është FBI-ja. Në tetor, FBI-ja filloi një fushatë të re kundër trafikut të qënieve njerëzore.

“U arrestuan dhjetra trafikantë dhe u shpëtuan mbi 50 viktima të skllavërisë seksuale. Shumica fëmijë. Më i riu ishte vetëm 10 vjeç”. - tregon zoti Ensalko

Teresa Flores thotë se amerikanët nuk e njohin realitetin kur besojnë se trafiku njerëzor zhvillohet kryesisht në qytete të mpdha ose në vende të tjera:

“Ata mendojnë se trafiku ndodh në vende të tjera, ose se vajzat sillen këtu nga Evropa Lindore. Ata nuk mendojnë se kjo u ndodh vajzave që janë si unë dhe deri sa ta kuptojnë këtë, gjerat nuk do të ndryshojnë”.

Teresa Flores është bërë sot një avokate e suksesshme e viktimave të trafikut njerëzor. Ajo drejton qendrën Graceheaven, që ndihmon viktimat të përballojnë sfidat me të cilat ndeshen.

Fillimisht kjo qendër do të jetë në gjendje të strehojë 10 vajza. Është një prej tre të tillave në Shtetet e Bashkuara. Por me mbi 100 mijë viktima të trafikut njerëzor në Shtetet e Bashkuara, Teresa Flores thotë se duhet bërë më shumë për të ndihmuar gratë të mbijetojnë dhe të rikthehen në jetë normale. //mm//

XS
SM
MD
LG