Lidhje

Irani kritikon ashpër SHBA për vazhdimin e sanksioneve


Kryetari i parlamentit iranian kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e sanksioneve kundër Teheranit dhe bllokimin e pasurive financiare të një organizate myslimane, e cila akuzohet se i dërgon para qeverisë iraniane.

Ali Larijani tha sot në parlament se Presidenti amerikan Barak Obama ka kaluar një vit duke dhënë fjalime të parëndësishme. Ai tha se veprimet e zotit Obama janë të ngjashme me ato të ish presidentit amerikan Xhorxh W. Bush.

Zoti Larijani e quajti sjelljen e zotin Obama si të ‘turpshme’. Ligjëvënësit iranian brohoritën “Vdekje Amerikës”.

Javën e kaluar zoti Obama vendosi të mbajë në fuqi edhe për një vit sanksionet e vëna për një kohë të gjatë kundër Iranit, duke thënë se marrëdhënjet me qeverinë iraniane “ende nuk i janë kthyer normalitetit”.

Mirëpo, administrata e zotit Obama ka bërë përpjekje të mëdha për të pasur marrëdhënje me Teheranin ndryshe nga administrata e ish presidentit Bush, e cila u përpoq ta izolonte Iranin. (ze)

XS
SM
MD
LG