Lidhje

Historia 60-vjeçare e dy familjeve, një shqiptare, një hebraike


-- Marë nga rrjeti televiziv amerikan CBS --

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët mbrojtën dhe fshehën hebrejtë që jetonin në Shqipëri. Sipas studiuesve, Shqipëria është vendi i vetëm ku numri i popullsisë hebre ishte me i madh pas luftës se sa para saj. Kjo ishte tema e një kronike te gjate transmetuar këto ditë nga kanali televiziv amerikan CBS, nje prej rrjeteve kryesore në Shtetet e Bashkuara. Dy familje të ndara prej më se 50 vjetësh takohen përsëri. Familja shqiptare që rrezikoi për të fshehur mikun dhe familja e përndjekur nga regjimi nazist qe mund t'i ishte shtuar miliona hebrejve të tjerë të zhdukur. Fatkeqësisht familja shqiptare u persekutua nga regjimi komunist dhe babai i familjes u pushkatua. Të ndjekim kronikën, kortezi e kanalit televiziv CBS për Zërin e Amerikës në shqip.

Xhohana Njuman po bën një udhëtim që filloi 70 vjet më parë në Gjermani. Ajo ishte 8 vjeç, kur familja e saj u largua nga Hamburgu.

Jeta e saj ndyshoi natën e errët të 9 nëntorit 1938, gjatë Kristallnacht – Nata e Xhamave të Thyer, kur nazistët ndërmorën sulmin mizor kundër komunitetit hebre, duke bastisur shtëpitë, duke shkatërruar bizneset dhe duke djegur sinagogat. Ky ishte preludi rënqethës i tmerreve që do të pasonin.

Disa muaj më vonë, Xhohana e vogël së bashku me prindërit ikën nga Gjermania për të shpëtuar.

Por ky udhëtim i Xhohanas nuk është për në Gjermani, por në një vend të pazakontë që e strehoi dhe e mbrojti atë, ku do të ribashkohet me atë që u paraqit si familja e saj.

Edip Pilku pret me ankth të takojë personin që nuk e ka parë për mëse 60 vjet, por që as nuk e ka harruar.

"Nëpër botë ka një numër shumë të madh shembujsh për njerëzit që rrezikuan dhe ndonjëherë humbën edhe jetën për të shpëtuar familjet hebre gjatë pushtimit nazist. Por familja Pilku ishte në Shqipëri, një vend me 70 përqind myslimanë në juglindje të Evropës", thotë ai.

"Esenca e kësaj historie është se Shqipëria strehoi refugjatë hebrej”, thotë Deborah Duork, e cila ka shkruar një libër për refugjatët hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Evropa e viteve 1938, 39, 40, e madje edhe 41, ishte si një univers krejtësisht i mbylluar për hebrejtë dhe në atë univers ata përpiqeshin të gjenin një strehëzë të sigurt. Njerëzit filluan të përshpërisnin: ‘Kam dëgjuar se po të shkosh në Shqipëri je i sigurt’”.

I sigurt, sepse zemra e kulturës shqiptare është Besa, premtimi për t’i trajtuar të huajt si njerëz të familjes .... dhe për t’i mbrojtur me jetën e tyre.

"Kjo ka të bëjë me nocionin e nderit, me një kod nderi që ata e marrin shumë seriozisht”, thotë Duork.

Sipas Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Holokaustit, Shqipëria nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre.

Në fakt, pas luftës, në Shqipëri jetonin më shumë hebrej se sa më parë.

Kjo është një histori i jashtëzakonëshme. Si është e mundur që kaq pak njerëz e dinë këtë?

"Sepse Shqipëria u mbyll shumë shpejt pas 1945-s si rezultat i ardhjes në fuqi të një regjimi drakonian komunist”, thotë Duork. "Në 50 vjetët që pasuan, Shqipëria u izolua krejtësisht nga çdo vend tjetër, madje edhe nga vendet e tjera komuniste”. Por kur ajo u hap, çka ndodhi 50 vjet më parë nuk ishte aq urgjente sa nevojat e përditëshme të njerëzve".

Siç shihet në dokumentarin në vazhdim, “Shtëpia e Zotit”, fotografi Norman Gershman shkoi në Shqipëri për të bërë fotografi të anëtarëve të familjeve që shpëtuan hebrejtë gjatë Holokaustit.

Mes tyre, Edip Pilku. Një fotografi mban një pllakatë që tregon se nëna dhe babai i tij u nderuan si “njerëz kurajozë të kombeve”.

"Xhohana dhe familja e saj kanë dhënë dëshmi se familja Pilku u kishte shpëtuar jetën”.

Xhohana thotë se prindërit e saj, të cilët vdiqën në vitin 1961, gjithmonë kishin dashur të takoheshin përsëri me familjen Pilku pas atij largimi të menjëhershëm.

"Neve na thanë që të mos shkonim për t’u lënë lamtumirën”, thotë Xhohana, “sepse ekzistonte rreziku se mund të arrestoheshim. Prindërve të mi u vinte shumë keq për këtë. Jashtëzakonisht keq ... për pamundësinë për t’i thënë faleminderit asaj familjeje”.

Pas luftës, familja e Xhohanas jetoi e sigurt në Shtetet e Bashkuara. Por në Shqipërinë komuniste, një fat krejt tjetër e priste familjen Pikuli. Ata shumë shpejt u kthyen nga mbrojtës në të shtypur. Familja e tyre u godit nga tragjedia, kur babai i Edip Pilkut u arrestua dhe u ekzekutua nga regjimi komunist.

"Ai ishte njeri shumë i mirë”, thotë Xhohana. "Ai u pushtakua për këtë? Nuk di se përse tjetër”.

Xhohana Njuman u përpoq për vite me radhë për të nderuar familjen që shpëtoi familjen e saj. Ajo provoi kënaqësinë më të madhe në bisedën me vajzën e Edip Pilkut.

"Kjo ishte kënaqësia ime më e madhe”, thotë Njuman. "Ajo më tha ‘jam shumë krenare për atë që bënë gjyshërit e mi’. Dhe ky ishte në fakt qëllimi im kryesor, sepse ai u ekzekutua nga rregjimi komunist, ‘pra çfarë mendonin nipërit e tij’?”

"Unë shoh një bir shumë modest, shumë krenar për familjen e tij, krenar për çfarë ata bënë dhe që nuk kërkuan asgjë, absolutisht asgjë, përveç shpëtimit të njerëzve në nevojë”, thotë Gershman.

"Këta njerëz ishin kurajozë”, thotë Njuman. "Ata ishin të drjetë. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm”.

XS
SM
MD
LG