Lidhje

Klinton përshëndet vendimin për gjykimin e terroristëve të dyshuar në Nju Jork


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, përshëndeti vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, që 5 persona të akuzuar për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 të gjykohen nga një gjykatë civile në Nju Jork.

Sekretarja Klinton tha në një intervistë me rrjetin televiziv ABC se nuk e vë në dyshim vendimin e zotit Holder, medje ajo shtoi se objektivi i saj është që organizatorët e sulmeve të marrin dënimin e duhur për atë që bënë kundër Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, zoti Holder njoftoi planet se personi që ka deklaruar të jetë organizatori kryesor i sulmeve të 11 shtatorit 2001, Khalid Sheikh Mohammed dhe 4 të akuzuar të tjerë për sulmet kundër qendrës botërore të tregëtisë do të gjykohen në Nju Jork, jo shumë larg vendit, ku u kryen sulmet.

Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder tha se do të kërkojë dënimin me vdekje për secilin prej komplotuesve të akuzuar. (ze)

XS
SM
MD
LG