Lidhje

Merkel: Perspektivë e mirë për Serbinë për anëtarësim në BE


Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se sheh një perspektivë të mirë për Serbinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zonja Merkel komentoi sot gjatë një vizite të presidentit serb Boris Tadiç në Berlin. Ajo tha se Beogradi duhet të kapërcejë disa pengesa që kanë bllokuar fillimin e procesit të bisedimeve të gjata për anëtarësimin e Serbisë në BE—njëra prej të cilave është kërkesa e BE-s për një bashkëpunim më të madh mes Serbisë dhe prokurorëve të Hagës për krime lufte.

Holanda ka bllokuar Serbinë për fillimin e bisedimeve për anëtarsim pasi Beogradi nuk po arreston kriminelin e luftës, ish gjeneralin e ushtrisë Ratko Mladiç i cili akuzohet për gjenocid.

Zonja Merkel veçoi përpjekjet e fundit nga qeveria e Tadiçit në zbatimin e disa reformave të brendshme pro-perëndimore. Ajo tha se do të lobojë mes udhëheqësve të BE-s që janë kundër fillimit të Serbisë për bisedime për anëtarsim, megjithë diferencat me Beogradin rreth çështjes së statusit të Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG