Lidhje

Bernanke parashikon zhvillim të moderuar të ekonomisë


Drejtori i Bankës Qëndrore të Shteteve të Bashkuara parashikon një zhvillim të moderuar të ekonomisë amerikane, ndërkohë që inflacioni do të mbahet nën kontroll.

Në një fjalim që mbajti sot në New York, drejtori i Rezervës Federale, Ben Bernanke, paralajmëroi se ekzistojnë ende sfida ekonomike, përfshirë edhe vështirësi në dhënien e kredive dhe papunësi që ai e përshkroi si shumë të lartë.

Zoti Bernanke nuk la të kuptohej në se Rezerva Federale do të ngrejë shkallën e interesit së shpejti nga nivelet gati historikisht të ulëta. Interesi i ulët synon t’i japë shtytje ekonomisë duke e bërë më të lehtë për kompanitë që të marrin hua për të blerë pajisje, për të ndërtuar fabrika dhe për të marrë në punë njerëz.

Por shkalla e ulët e interesit ka gjithashtu prirjen që ulë vlerën e dollarit. Zoti Bernanke u përpoq t’i siguronte investitorët se nuk do ta harrojë rëndësinë e fuqisë së dollarit. //ii

XS
SM
MD
LG